Një muaj paraburgim është caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për katër të arrestuarit: Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas.
Kërkesën e prokurorisë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake pas gati pesë orë sa zgjati seanca.
Të arrestuarit do të dërgohen në një nga qendrat e paraburgimit nën masa të rrepta sigurie.
Informimi.net ka siguruar aktvendimet e gjykatës themelore të Prishtinës për dënimin e tyre.















