Një muze në SHBA ia kthen artefaktet historike shtetit të Ganës në Afrikë

Muzeu Fowler në SHBA ktheu 7 artefakte historike 150-vjeçare që i përkisnin familjes mbretërore Asante të Ganës, të cilat ishin kontrabanduar në Evropë, transmeton Anadolu.

Në Pallatin Manhyia në Kumasi, kryeqytetin e provincës Ashanti, u mbajt një ceremoni për kthimin e 7 artefakteve historike, duke përfshirë një gjerdan ari të zi, një kurorë mbretërore ari dhe një stol.

Në fjalimin e tij në ceremoni, Mbreti Asante Otumfuo Osei Tutu II tha se artefaktet e kthyera do të ndihmojnë në bashkimin e popullit Asante.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për kthimin e artefakteve, Tutu tha: “Kjo konfirmon atë që ndodhi shumë vite më parë kur britanikët na sulmuan dhe plaçkitën thesaret tona. Le të qëndrojmë të bashkuar për të sjellë paqe dhe zhvillim në mbretëri”.

Artefaktet në fjalë, të plaçkitura nga ushtarët britanikë gjatë Luftës Sagrenti në Ganë në vitin 1874 që nga viti 1965 ishin ekspozuar në Muzeun Fowler në SHBA.

Qindra artefakte historike që i përkasin Ganës, të kontrabanduara në periudhën parakoloniale dhe koloniale, ndodhen në muze të ndryshëm në SHBA dhe vende evropiane.

Gana vazhdon të insistojë në kthimin e artefakteve të saj historike të vjedhura gjatë periudhës koloniale.