Një nga karavanët më të shpejtë në Nürburgring, pamje që tregojnë si kaloi në pistë

Në Mynih menduan gjatë nëse në këtë edicion do të ofrohet simboli i famshëm M3, pas të cilit prej kohësh fshihet versioni më i fuqishëm i Serisë 3 BMË, me të cilin do të kishin një përgjigje adekuate për karavanin sportiv me performancë të lartë (p.sh. Mercedes-AMG C63 T dhe Audi RS4).

Pas 36 vitesh nga prezantimi i BMË M3 të parë (E30), më në fund ka dalë në skenë karavani i parë M3 (G81), me të cilën ekipi i revistës gjermane të veturave Sport Auto “u shoqërua” këto ditë në pistën gjermane Nürburgring Nordschleife, ku laravani super i shpejtë edhe njëhetrë ka treguar aftësitë e tij, transmeton Telegrafi.

Gazetarit dhe pilotit testues iu deshën shtatë minuta e 34,39 sekonda për të përfunduar xhiron e gjatë 20.6 kilometra, që është mbresëlënëse, por jo koha më e mirë e regjistruar nga M3 Touring i parë, pasi për mbylljen e njëjtë të xhiros Jergo Weidinger-it iu deshën shtatë minuta e 30.30 sekonda.

Para njoftimit sipas të cilit departamenti M i BMË-së po përgatit një M3 Touring (CS) edhe më të fuqishëm, blerësit e mundshëm të një edicioni më praktik mund të llogarisin në një motor biturbo 6 cilindrash me tre litra që zhvillon 510 kuaj-fuqi.

Për bartjen e fuqisë motorike në të dy akset, është vendosur ndërruesi automatik me tetë shpejtësi dhe ekziston gjithashtu opsion që drejton të gjithë potencialin e motorit vetëm në boshtin e pasmë.

Me paketën opsionale M Driver, M3 Touring Competition përshpejton nga 0-100 kilometra në orë për 3.6 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 280 km/h.