Një pjesë e qytetit të Obiliqit dhe tre fshatra, Plemetini, Prelluzha dhe Hamidi kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Aryseja sipas KRU “Prishtina” është se një kontraktor privat ka dëmtuar gypin gypit Ø200 ACC dhe nuk e ka raportuar.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B ), fshati Plemetin,fshatrat Prelluzhë dhe Hamidi. Furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet pas sanimit të plotë të dëmit nga KRU” Prishtina”. Kur të vjen uji në krojet tuaja mos e përdorni për pije deri në kthjellim”, thuhet në njoftim.







