Një prej kompanive ajrore më të mëdha në botë kërkon dëmshpërblim financiar pas kolapsit të CrowdStrike

Në 2023 vlera e aksioneve të CrowdStrike ishte dyfishuar ndërsa që nga kolapsi kanë rënë me 24 përqind duke shkaktuar humbje të vlerës së tregut prej 20 miliardë dollarësh.

Aksionet e kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike ranë me 4 përqind ditën e Marte pas një raporti se kompania ajrore Amerikane Delta Arlines do të kërkojë kompensim pas kolapsit IT në fillim të muajit çka ndërpreu aktivitetin e qindra mijëra bizneseve në mbarë botën.

Delta Airlines ka anuluar mëse 6 mijë fluturime për shkak të përditësim fatal të CrowdStrike që nxori jashtë funksionit kompjuterët. Softueri “Falcon Sensor” i CrowdStrike çoi në rrëzimin e sistemit operativ Windows.

CNBC raportoi se Delta kishte punësuar një firmë ligjore dhe do të kërkonte kompensim nga Microsoft. Shumë klientë të kompanisë po konsiderojnë reduktimin ose ndërprerjen e shpenzimeve në CrowdStrike sipas një akëte të Evercore ISI.

Në 2023 vlera e aksioneve të CrowdStrike ishte dyfishuar ndërsa që nga kolapsi kanë rënë me 24 përqind duke shkaktuar humbje të vlerës së tregut prej 20 miliardë dollarësh.