Një prej punonjësve të parë të Google dhe CEO e YouTube Susan Wojcicki njofton largimin

Wojcicki mori kontrollin e YouTube kur platforma tashmë kishte bërë një emër si sajti i tretë më i madh në botë për nga popullariteti pasi Google dhe Facebook.

Ndryshime të mëdha po vinë në YouTube ndërsa një prej CEO-ve më jetëgjatë të kompanisë Susan Wojcicki po largohet nga Google. Në blogun e YouTube është postuar një artikull me titull: “Një përditësim personal nga Susan” ku njoftohet largimi i saj duke thënë se do të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj e përqendruar tek familja, shëndetit dhe projektet personale.

Lideri i ri i YouTube do të bëhet Neal Mohan, një prej ekzekutivëve më të afërt me Wojcicki që ka punuar në Google prej 15 vitesh.

Wojcicki është punonjësja e 16-të e Google dhe një vit përpara se ajo të punësohej, i dha me qira garazhin e prindërve të saj themeluesve të Larry Page dhe Sergey Brin ku ndërtuan zyrat e tyre të para. Roli i parë në Google ishte menaxhere marketingu në 1999 dhe në 2003 u bë menaxherja e produktit të AdSense. Wojcicki kreditohet me idenë e blerjes së Youtube në 2006 dhe ajo ka menaxhuar blerjen 1.6 miliardë dollarëshe të kompanisë si dhe blerjen 3.1 miliardë dollarë të DoubeClick një vit më pas. Në 2014-ën ajo ishte CEO e sajtit më të madh video në botë.

Wojcicki mori kontrollin e YouTube kur platforma tashmë kishte bërë një emër si sajti i tretë më i madh në botë për nga popullariteti pasi Google dhe Facebook. Ajo mbikëqyri një rritje dramatike të YouTube nga lançimi i YouTube Premium pa reklama tek përmbajtjet YouTube Originals, YouTube Music, YouTube Gaming dhe YouTube Kids.

Në 2018-ën lançoi një klon të Snapchat quajtur YouTube Stories e më pas një kolon të TikTok në 2021 quajtur YouTube Shorts. Vitin e kaluar u përfshi në botën e sportit me një marrëveshje 2 miliardë dollarëshe për NFL Sunday Ticket.

Jo të gjitha produktet që u lançuan gjatë kohës së Wojcicki ishin një sukses ku YouTube Originals, YouTube Gaming dhe YouTube Stores nuk janë më.

Wojcicki po largohet nga YouTube ndërsa platforma po përgatitet për betejat e saj më të ashpra. Dominimi i platformës po kërcënohet nga rritja e gjigantit Kinez TikTok. Sajti është shumë popullor tek moshat e reja deri në 18 vjeç dhe përdoruesit shpenzojnë më shumë kohë sesa në YouTube. Vetë TikTok filloi si një version minimal i YouTube dhe video të shkurtra dhe ndërfaqe përshtatur për smartfonët. Sot shërbimi ofron video 10 minuteshe dhe uebsajti desktop është një kopje e YouTube.

/CIO Albanian