Një rrugë e re në Florida do t’i karikojë automjetet elektrike ndërsa janë në lëvizje

Shqetësimet për karikimin e veturave elektrike në udhëtimet e gjata, është një ndër arsyet që shumë shoferë nuk dëshirojnë të posedojnë një të tillë.

Por për adresimin e këtij shqetësimi është përkujdesur Florida e SHBA-së, e cila ka miratuar një projekt inovativ në fushën e karikimit të veturave elektrike, përcjell Telegrafi.

Ky projekt përfshin elektrizimin e rrugës shtetërore 516, që do të ndihmojë në karikimin e veturave gjatë kohës që ato janë në lëvizje.

Fillimisht, ajo do të jetë e aftë për të karikuar vetëm disa automjete pasi do të elektrizohet vetëm një pjesë e saj.

Rruga 524 milionë dollarëshe, do të përshkojë tokën e gjelbër, dhe siguron nënkalime për kafshë të egra, dhe shtigje për vrapues e këmbësorë.

Gjithashtu, ajo do të sjellë një përfitim të madh ekonomik pasi lidh dy rajonet me rritjen më të shpejtë në Florida.