Ballina Lajmet Një tërmet 5.9 ballë godet Haitin

Një tërmet 5.9 ballë godet Haitin

Një tërmet me fuqi prej 5.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Haitin, shtet në Karaibe, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 10 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC-së, zyrtarët kanë njoftuar se të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe se një numër i madh i të tjerëve janë plagosur nga tërmeti i cili goditi pjesën veriore të Haitit.

Si pasojë e tërmetit një numër i madh i ndërtesave në Port-de-Paix, Gros Morne, Chansolme dhe ishullin Turtle janë dëmtuar.

Instituti për Hulumtimet Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit prej 5.9 ballë është regjistruar 19 kilometra në verperëndim të qytetit Port-de-Paix dhe 11.7 kilometra në thellësi të tokës.

Në tërmetin 7.1 ballë i cili goditi Haitin në janar të vitit 2010, të paktën 300 mijë persona humbën jetën.