Një tërmet 6 ballë godet ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor

Një tërmet i fuqishëm goditi të hënën vendin ishullor të Oqeanit Paqësor, Vanuatu, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Anadolu.

Një tërmet prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi zonën Norsup të ishullit Malakula në provincën Malampa.

Tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një thellësi prej 96 kilometrash.