Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë godet Japoninë veriore, 3 ditë pas tërmetit 7.5 që goditi të njëjtën zonë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë ka goditur prefekturën Aomori të Japonisë veriore, duke shënuar incidentin e dytë të këtij lloji brenda tre ditësh, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, raporton Kyodo News, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 30 kilometrash, me një intensitet katër nga maksimumi shtatë, në orën 23:52 me kohën lokale.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GEOFON) e mati tërmetin me magnitudë 6.0 dhe në një thellësi prej 48 kilometrash.

Më parë, vonë të hënën në mbrëmje, të paktën 50 persona u plagosën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 që goditi verilindjen e Japonisë, me paralajmërim për dridhje të tjera gjatë kësaj jave.

Autoritetet paralajmëruan se rajoni mund të përjetojë një tërmet tjetër me intensitet të ngjashëm ose më të madh në ditët në vijim, ndërsa qeveria urdhëroi mijëra banorë të përgatiten për evakuim.