Ushtria izraelite njoftoi se një pjesëtar i njësisë Desert Reconnaissance Battalion (Njësia 585) u plagos rëndë në një “aksident operacional” në zonën përreth Gazës.
Sipas njoftimit, ushtari u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në spital. Mediat izraelite raportojnë se në incident u plagosën edhe tre ushtarë të tjerë, duke e përshkruar ngjarjen si një përplasje automobilistike.
Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, janë vrarë të paktën 456 ushtarë izraelitë brenda Gazës. /mesazhi








