Një variant i ri i Covid zbulohet në Francë, 24 të infektuar

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në një shkollë në Bannalec, në rajonin Brittany në Francë.

Sipas raportimeve të Le Télégramme, janë infektuar gjithsej 24 persona, 18 fëmijë dhe gjashtë të rritur që kanë patur kontakt me ta. Ky mutacion është i ndryshëm nga ato në qarkullim (Alpha, Beta, Delta…) saqë u desh shumë kohë për ta identifikuar.

Faktet datojnë që nga 15 tetori, kur u identifikua një grup covid-19 në shkollën fillore publike Mona Ozouf në Bannalec, Francë. Tetëmbëdhjetë studentë rezultuan pozitivë. Si masë paraprake, 7 klasa janë mbyllur nga dymbëdhjetë në këtë shkollë. Për të parandaluar përhapjen e virusit gjatë pushimeve shkollore, bashkia kërkon nga shoqatat të ndërpresin aktivitetet. /tiranapost