Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se bombarduesit B-2 Spirit të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane.
B-2 është bombarduesi më i sofistikuar në arsenalin amerikan. Me formën e veçantë në trajtë krahu, materiale kompozite dhe shtresa të posaçme që e bëjnë të padukshëm për radarët, ky aeroplan mund të depërtojë në sisteme të mbrojtjes ajrore që më parë konsideroheshin të paprekshme, duke goditur objektiva kritikë në çdo cep të botës.
Karakteristikat kryesore të B-2:
- Ekuipazh: 2 persona
- Armatim: Mund të mbajë armë bërthamore ose konvencionale
- Kapacitet ngarkese: 40,000 paund (rreth 18 tonë)
- Rreze veprimi: Praktikisht e pakufizuar me furnizim ajror
- Shfaqja e parë: Fluturimi i parë në 1989
- Përdorimi në luftime: Filloi në vitin 1999 në Kosovë, me fluturime direkte nga Missouri
- Misione të tjera: Afganistan (2001), Jemen (kundër Houthive), dhe tani Iran
Në sulmet e fundit mbi Iranin, B-2 ishte i vetmi avion që mund të mbante dhe lëshonte bombën GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) – një bombë 13,600 kg me 6,000 kg eksploziv, e dizajnuar për të depërtuar fortifikimet nëntokësore si ato në Fordow apo Natanz.
Aktualisht, vetëm 20 njësi B-2 ndodhen në shërbimin aktiv të Forcave Ajrore të SHBA, të gjitha të bazuara në Whiteman Air Force Base në Missouri. Çdo njësi kushton rreth 2 miliardë dollarë sipas çmimeve aktuale, duke e bërë një nga makineritë më të kushtueshme dhe më të avancuara ushtarake në botë. /mesazhi








