Kanë kaluar njëmbëdhjetë vite nga revolucioni popullor i 25 janarit që solli fundin e periudhës tridhjetëvjeçare të Hosni Mubarakut, ndërkohë që ende vazhdon të ruajë freskinë e saj në kujtesën e popullit egjiptian.
Pas 30 vitesh qeverisje, Mubarak dhe kolegu i tij më i ngushtë, ish-ministri i Informacionit Saffet al-Sharif, u rrëzuan për shkak të kryengritjes popullore. Mubaraku vdiq më 25 shkurt 2020, ndërsa Shari më 14 janar 2021.
Ndërkaq, ministri i atëhershëm Habin al-Aldi, i cili gjykohej për shkaktimin e vdekjes së shumë demonstruesve, si dhe shumë emra të lidhur me ish-regjimin si djemtë e Mubarakut, Ala dhe Jamal, biznesmeni Ahmed Ezz, dhe kryetari i Bordit Presidencial Zakaria Azmi, u shpallën të pafajshëm dhe u liruan.
Presidenti i parë i Egjiptit i zgjidhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, u largua nga detyra me intervenimin ushtarak të korrikut të vitit 2013. Ai ndërroi jetë në qershor të vitit 2019 në sallën e gjykatës gjatë një seance.
– Populli egjiptian nëpërmjet rrjeteve sociale kremton përvjetorin e Revolucionit të 25 Janarit
Populli egjiptian është duke shpërndarë mesazhe nëpërmjet rrjeteve sociale për përvjetorin e 11-të të Revolucionit të 25 Janarit, që ndodhi në procesin e Pranverës Arabe.
Ish-zëvendëspresidenti i Egjiptit, Mohamed El Baradei, i cili gjithashtu ishte një ndër aktorët e shquar të revolucionit, me rastin e përvjetorit të revolucionit shpërnadau një mesazh nëpërmjet rrjetit social Twitter.
“Një revolucion fisnik që na bashkoi dhe na ndryshoi ndërgjegjen. Mëshira e Allahut qoftë mbi martirët. Përshëndetje dhe respekt ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në revolucion dhe humbën jetën”, shkroi ai.
Ndërkohë, në një deklaratë të Institucionit Al-Azhar në Egjipt, nëpërmjet faqes së tyre zyrtare të Facebook-ut, thuhet se Sheikh Ahmed el-Tayeb ka uruar presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dhe popullin me rastin e përvjetorit të Revolucionit të 25 Janarit.
– Shenjat e Revolucionit të 25 janarit në Egjipt
Shenjat e Revolucionit të 25 Janarit, i cili i dha fund regjimit 30-vjeçar të liderit të rrëzuar Hosni Mubarak në Egjipt midis viteve 1981 dhe 2011, filluan të dëgjohen që nga viti 2008.
Më 6 prill 2008, 30-vjeçarja Isra Abdulfettah nëpërmjet rrjeteve sociale i bëri thirrje popullit për një “protestë paqësore” për t’u dhënë fund kushteve të këqija të jetesës, politike dhe ekonomike në vend.
Thirrjes së Abdulfettahes për një demonstratë iu përgjigjën rreth 70.000 njerëz në një kohë të shkurtër. Pas rreth një viti e gjysmë, disa organizata opozitare bënë thirrje për protesta për t’i dhënë fund ecurisë së keqe të vendit.
Aktivistët Vail Ganim dhe Abdurrahman Mansur hapën një faqe në Facebook të quajtur “Ne të gjithë jemi Ahmed Said” pas lajmit se Halid Said, një qytetar, ka vdekur si rezultat i torturave gjatë marrjes në pyetje nga inteligjenca në Aleksandri më 6 qershor 2010.
Në platformën e rrjeteve sociale Facebook, iu bë thirrje popullit egjiptian që të ngrihet kundër regjimit.
– 846 persona të vdekur
Procesi zgjati 18 ditë. Ai filloi më 25 janar 2011 dhe përfundoi më 11 shkurt, kur Mubarak u tërhoq dhe ia kaloi kompetencat e tij Këshillit Ushtarak. Vendimi i Mubarakut për t’u tërhequr u festua me entuziazëm në gjithë vendin, veçanërisht në sheshin Tahrir, qendra e revolucionit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 384 aktivistë humbën jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë dhe sulmeve të bandave të rrugës, në demonstratat që vazhduan për 18 ditë pa ndërprerje. Numri i përgjithshëm i të plagosurve raportohej të ishte 846. Megjithatë, “Komiteti i Hetimit të së Vërtetës” i krijuar pas revolucionit ka njoftuar se numri i të vdekurve ishte 846. /aa






