Ballina Artikuj Njerëzit fetarë nuk janë imun ndaj depresionit

Njerëzit fetarë nuk janë imun ndaj depresionit

Hoxhë Halil Avdulli

Tradita profetike përmend një ngjarje domethënëse: një sahabi, i cili kishte emigruar nga Meka në Medinë, u sëmur rëndë dhe përjetoi një gjendje të thellë mërzie. Ai e mbylli jetën duke prerë damarët e dorës. Ngjarja është e dokumentuar në Sahih Muslim dhe tregon se edhe një besimtar i hershëm, i afërt me Profetin Muhamed ﷺ dhe dëshmitar i shpalljes, megjithate as ai nuk ishte imun ndaj dhimbjes psikologjike.
Depresioni klasifikohet sot edhe si një çrregullim biologjik. Ai shoqërohet me ndryshime kimike në tru (p.sh. në serotoninën dhe dopaminën), çrregullime të gjumit, oreksit, energjisë dhe të menduarit. Trajtimi kërkon ndërhyrje profesionale. Ashtu si diabeti kërkon insulinë, edhe depresioni kërkon trajtim mjekësor.

Hoxhë Halil Avdulli