Njerëzit janë tre llojesh

Eduart Thartori

1. Njerëz të Sinqertë.
2. Njerëz te Kompromisit
3. Njerëz të rëndomtë.

Të sinqertët

• Të sinqertët vuajnë shumë, për në fund fitojnë
• Jetojnë qetë edhe pse me halle shumë.
• Fitojnë pak, por shijojnë shumë.
• Kur gabojnë shpejt pendohen, dhe falin shumë.
• Kur dashurojnë e bëjnë me gjithë forcën e zemrës.
• Kur urrejnë, e bëjnë po aq fort.
• Sakrifikon gjithçka për të vërtetën, qoftë edhe jetën. Për këtë arsye shumica e tyre janë dëshmorë.
• Me ta nderi, nderohet.
• Vlerat, kanë vlerë.
• Ata jetojnë edhe pse kanë vdekur.
• Sikur kjo botë të kishte kaq rëndësi, atëherë kjo do ishte e tyrja.
• Ata janë pak. Por botën motivojnë

Njerëzit e Kompromisit

• Jeta u vjen e lehtë por halle kanë shumë.
• Luftojnë gjithë jetën por në fund nuk fitojnë.
• Fitojnë shumë por pak shijojnë
• Dashuria për ta është kompromis, ndonjëherë vendosin në tavolinë edhe veten e tyre në emër të kompromisit.
• Gabojnë me kompromis dhe falje kërkojnë me kompromis. Ama edhe falin me kompromis.
• Nuk urren askënd gjithçka është kompromis. Armiku është ai që nuk bën kompromis.
• Ata jetojnë më gjatë.
• Me ta nderi është kompromis. Vlerat janë të konvertueshme.
• Sikur kjo botë të kishte rëndësi, atëherë këta do ishin njerëzit më të varfër.
• Edhe këta janë pak, por botën rrotullojnë.

Njerëzit e rëndomtë

• Ata vuajnë kur duhet me qenë të lumtur.
• Lumturohen pa e ditur se janë në vuajtje.
• Dashurojnë ata që i shesin.
• Urrejnë ata që i duan.
• I kërkojnë falje nga frika.
• Kënd e vejnë poshtë nuk e mëshirojnë
• Ata fitojnë sa për tu ushqyer.
• Ushqehen me çdo lloj fitimi.
• Nderi për ta është ajo që thonë të tjerët.
• Vlerat janë “si gjithë të tjerët”
• Ata jetojnë rëndom si të tjerët dhe vdesin po aq rëndom.
• Ata janë konsumatorë të fuqishëm.
• Ata janë shumë.

Nga: Eduart Hekuran Thartori