Gjendet pa shenja jete një grua në Dragash

Është gjetur pa shenja jete një grua të mërkurën në Dragash.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Brezna, Dragash 01.05.2024-15:55. Nga QKMF është raportuar se është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport