Njerëzit po u largohen smartfonëve, drejt “telefonëve budallenj”

Çdo ditë e më tepër njerëzit po heqin dorë nga smartfonët dhe mediat sociale, ndërkohë që është rritur shitja e “telefonave budallenj”.

“Daily Mail” raporton se është rritur me 5% shitja e celularëve që thjesht bëjnë dhe marrin telefonata, që nuk kanë internet ose aplikacione,shkruan shekulli.

Shitjet globale të “telefonëve të zgjuar” u rritën me vetëm 2% vitin e kaluar, ndërsa shitjet e “telefonëve budallenj” u rritën me 5%.

Të moshuarit janë më të prirur të përdorin telefonë si Nokia 8110, që janë të lehtë për t’u përdorur. Por tanimë një prirje e tillë po vërehet edhe te të rinjtë, të cilët duket se janë lodhur nga smartfonët që robërojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre.