Njeriu i vdekjes së sinqertë

Shejkh Muhamed El-Gazali

A e dini, se si ka vdekur Shejkh Muhamed El-Gazali?
Shejkh Gazali gjatë gjithë jetës së tij është lutur duke thënë: O Zoti im, ma bëj të mundur të vdes në tokën e të Dashurit Tënd, Mustafasë (a.s).
Pjesëtarët e familjes, gjithashtu edhe studentët e tij habiteshin dhe thoshin, se kjo gjë është shumë e vështirë.
Qe kaderi i Zotit, që Shejkh Gazali të ftohej në një konferencë në Rijad, në vitin 1996. Studentët e tij i ishin lutur të mos shkonte, në mënyrë që ndokush prej pseudo të diturve atje të mos fliste kundër tij. Gjithashtu edhe mjekët ia kishin ndaluar të udhëtonte dhe të mos emocionohej.
Por, ai vendosi të udhëtonte dhe foli në atë konferencë. Dikush prej të pranishmëve u ngrit dhe e akuzoi si kundërshtar të Sunetit. Shejkh Gazali u prek dhe filloi të flasë me zë të lartë në mbrojtje të qëndrimit të tij ndaj Sunetit, ku fjala e fundit e tij ishte: Duam të përhapim në tokë fjalën “La ilahe il’lallah”, u godit nga infarkti dhe mbeti i vdekur.
Me urdhër të princit Abdullah, princi i kurorës dhe me porosi të Shejkh Abdulaziz ibn Baz, Myfti i Mbretërisë, xhenazja u transportua për në Medine Munevere.
Dr. Zaglul Nexhar, Allahu e ruajt, thotë: Sapo mbërriti xhenazja e Shejkh Gazalit në Medine, u befasuam sepse pamë që njerëz të shumtë kishin ardhur nga skaje të ndryshme të botës për të marrë pjesë në namazin e xhenazes së Shejkh Gazalit në xhaminë e Pejgamberit (a.s). Xhamia ishte e mbushur plot e për plot.
Dolëm me xhenazen për në Bekia. Ne po e varrosnim dhe akoma vargu i njerëzve ishte në xhami, për shkak të kallaballëkut të tyre.
Vorraxhiu, i cili ishte përgjegjës për varrosjen e të vdekurve në Bekia tha: Puna e kësaj xhenazes suaj është e çuditshme, sa herë që filloj të gërmoj për të hapur varrin, toka më del e fortë, derisa erdha këtu, në këtë vend, mes dy varreve, varrit të Nafi, shërbëtorit të Abdullah ibn Umerit dhe varrit të Malik ibn Enesit, imamit të medhhebit Maliki.
Për këtë arsye është quajtur “Njeriu i vdekjes së sinqertë”, sepse u varros mes njerëzve të Fikhut dhe njerëzve të Hadithit!, sikur po ua kthente atyre që e kishin nxjerrë jashtë njerëzve të Fikhut dhe të Hadithit!
O Zoti ynë, na e bëj të mundur përfundimin e mirë, pranë të Dashurit Tënd, Mustafasë (a.s).
(Shejkh Muhamed El-Gazali ka një libër me titull: “Suneti Profetik – Mes njerëzve të Fikhut dhe njerëzve të Hadithit” – L.H)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja