Njeriu lind dy herë..

Hoxhë Halil Avdulli

Thuhet se njeriu lind dy herë:
dalja nga errësira në dritë është si procesi i lindjes, si një lindjeje të vështirë që i nënshtrohet njeriu për të ardh në këtë jetë.

Meqenëse lindja e parë përmes së cilës erdhëm në jetë ndodhi në mënyrë të pavullnetshme, atëherë lindja e dytë është plotësisht e vullnetshme dhe e vetëdijshme, pra në rastin e dytë, dhimbjet i ndjejmë vet dhe askush nuk i ndjen ato për ne, megjithëse nuk është më pak e dhimbshme apo e shenjtë se lindja e parë…

Çdo përpjekje për të dalë, ka nevojë për një mbështetje hyjnore që ndihmon këtë lindje të re, lindja më e rëndësishme, qe ne i themi:
dalja nga errësira në dritë.

Nga: Halil Avdulli