Njeriu më i mirë

Profeti (a.s) ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Kurani është fjala e Zotit të botëve.

2 – Kurani është fjala më e mirë.

3 – Muslimani mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.

4 – Muslimanit i pëlqen ta dëgjojë Kuranin.

Mësim praktik

Në kohën e pushimeve verore unë shkoj në xhami dhe atje mësoj përmendësh pjesë nga Kurani. Këtë vit xhamia jonë organizon konkurse për mësimin e Kuranit dhe aty shpërndahen dhurata për fituesit. Njëherë na erdhi një hoxhë në mësimin e Kuranit dhe na tha se Zoti na shpërblen për çdo shkronjë të Kuranit që mësojmë përmendësh me 10 – të sevape dhe se Kurani është shkak që besimtarët të hyjnë në Xhenet. Po ashtu kanë shpërblim dhe prindërit që i nxisin fëmijët e tyre të mësojnë Kuran dhe të jetojnë me të, se kështu na do më shumë Zoti.