Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës aksion në disa pjesë të Prishtinës

Policia e Kosovës ka zgjeruar operacionin e saj në Prishtinë, teksa ka vazhduar bastisjet nëpër “Call Center”.

Një aksion i tillë tanimë po zhvillohet edhe në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Aty janë policë të Kosovës, të armatosur me armë të gjata dhe të maskuar.

Në lidhje me operacionin e sotëm kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani