Njihuni me Aleph Alpha, përgjigja Europiane ndaj OpenAI

Skeptikët në industri kanë ngritur shqetësime nëse kompania mund të konkurrojë realisht në të njëjtën ligë me Google dhe OpenAI, ku produkti i këtij të fundit ChatGPT nisi edhe boom-in AI.

Europa dëshiron të ketë Open AI e saj. Politikanët e Unionit janë lodhur nga ideja e rregullimit të vazhdueshëm të gjigantëve Amerikanë të teknologjisë. Ata duan që Europa të ndërtojë AI e saj gjeneruese andaj janë të shumtë ata që shpresojnë që Jonas Andrulis të ketë sukses.

Mjafton të pyeten njerëz nga industria teknologjike Europiane se për cilat kompani AI janë më të emocionuar dhe emrat që shfaqen në krye janë kryesisht Mistral, një startup Francez i cili ka ngritur 100 milionë dollarë investime pa lançuar asnjë produkt, dhe kompania që Andrulis ka themeluar, Aleph Alpha, e cila shet AI gjeneruese si shërbim për kompanitë dhe qeveritë e madje ka mijëra konsumatorë me pagesë.

Skeptikët në industri kanë ngritur shqetësime nëse kompania mund të konkurrojë realisht në të njëjtën ligë me Google dhe OpenAI, ku produkti i këtij të fundit ChatGPT nisi edhe boom-in AI.

Por shumë në Bashkimin Evropian shpresojnë se Aleph Alpha mund të konkurrojë dominimin Amerikan duke besuar se është një moment kyç për ambiciet teknologjike të bllokut. Unioni ka një histori të gjatë përplasjesh me gjigantët e teknologjisë në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Disa Europianë besojnë se zgjedhja e Donald Trump president të SHBE-ve tregoi sesa shumë dallojnë vlerat Europiane nga ato Amerikane. Të tjerët thjeshtë nuk duan të jenë shikues pasivë të një mundësie kaq të artë ekonomike.

Ndërsa Andrulis thotë se kompania e tij nuk është një lloj “projekti kombëtar” – duke qenë se ka shumë Amerikanë që punojnë në të – ai shfaqet i qetë për faktin se është pararoja e Europës në këtë industri. “Natyrisht që më intereson fakti që po ndihmojmë Europën të japë kontribut,” tha Ai.

Sot 41 vjeç, Andrulis shpenzoi tre vite duke punuar në AI pranë Apple përpara se të largohej në 2019-ën për të eksploruar potencialin e teknologjisë përtej kufizimeve të një korporate të madhe. Ai themeloi Aleph Alpha në Hedelberg, një qytet në Gjermaninë Jugperëndimore. Kompania filloi të punonte në modele të mëdha gjuhësore, një lloj inteligjence artificiale që identifikon modelet e gjuhës së njeriut për të gjeneruar tekstin e saj ose analizuar një numër të lartë dokumentesh. Dy vite më pas dhe Aleph Alpha ngriti 27 milionë dollarë investim, një shumë e cila do të lihet në hije nga investimi i ardhshëm që do të bëhet publik në javët në vijim.

Aktualisht, klientët e kompanisë – që variojnë nga banka në agjenci shtetërore – po përdorin modelin e Aleph Alpha për të shkruar raporte financiare, për të bërë përmbledhje të qindra faqeve përmbajtje dhe për të ndërtuar robotë bashkëbisedues. Sfida sipas tij është që teknologjia AI të ketë mundësi të mëdha përshtatjeje në mënyrë që bizneset të ndihen në kontroll dhe të kenë diçka për të thënë për mënyrën sesi funksionon. “Nëse jep një bankë e madhe ndërkombëtare dhe dëshironi të keni një robot bashkëbisedues fyes dhe sarkastik, mendohet se keni të drejtë ta keni.”

Por Andrulis e konsideron LLM (modelet gjuhësore) vetëm hapin e parë. “Ajo çfarë ne po ndërtojmë është inteligjencë artificiale e përgjithshme,” tha AI. AGI shihet si objektivi final i çdo kompanie të inteligjencës artificiale gjeneruese, një inteligjencë e cila mund të aplikohet mbi një llojshmëri procesesh dhe detyrash.

Interesi që ka tërhequr deri më sot Aelph Alpha – kompania pretendon për 10 mijë konsumatorë biznesi por edhe shtetërore – tregon se është e aftë të konkurrojë ose të paktën të bashkëekzistojë, me gjigantët lider të kësaj fushe, tha Jorg Bienert, i cili është CEO i Shoqatës Gjermane të AI, një grup industrial. “Kërkesa tregon se zhvillimi dhe ofrimi i modeleve të tilla në Gjermani është i nevojshëm,” tha ai. “Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucione shtetërore të cilat kërkojnë një zgjidhje e cila është zhvilluar dhe mirëmbahet në Evropë.”

Vitin e kaluar Aleph Alpha hapi qendrën e saj të parë të të dhënave në Berlin në mënyrë që tu ofronte shërbime industrive të rregulluara siç janë klientët shtetërore dhe të sigurisë të cilët duan që të dhënat e tyre të ndjeshme të ruhen në Gjermani. Shqetësimi i dërgimit të të dhënave private jashtë Europës është një prej arsyeve pse është e rëndësishme të zhvillohet një AI Europiane tha Bienert. Nga ana tjetër mbetet e rëndësishme që gjuhët Europiane të mos përjashtohen nga zhvillimet AI.

Modeli i Aleph Alpha mund të komunikojë në Gjermanisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht dhe Anglisht ndërsa të dhënat e përdorur për trajnimin e tij vinë nga dokumente shumëgjuhëshe të publikuara nga Parlamenti Europian. Por nuk janë vetëm gjuhët që AI flet që theksojnë origjinën e saj Europiane. Theksi është vendosur edhe tek vendimmarrja transparente si pjesë e një përpjekje për të luftuar halucinacionet e AI.

Aleph Alpha nuk shfaq rezultate më të mira sesa konkurrentët Amerikan në testimet e standardizuara që kompanitë përdorin për të provuar efikasitetin e modeleve të reja AI sipas Matthias Plappert i cili shpenzoi katër vite si hulumtues në OpenAI dhe tani punon si një konsulent AI në Berlin. “Njerëzit duan që të jetë sukses për shkak të dëshirës për të pasur një kampion Europian,” thotë ai. “Por mendoj se ka pasur një mbivlerësim sesa e mirë është kompania krahasuar me konkurrentët e saj.”

Por shumë europianë mbeten të bindur se ata kanë nevojë për një konkurrent të qëndrueshëm, dhe jo thjesht për arsye ekonomike. Industria e AI-së së BE-së argumenton se kompanitë Europiane ka të ngjarë të jenë më të ndjeshme ndaj çështjeve të tilla si privatësia dhe diskriminimi sesa homologët e tyre në SHBA.