Njihuni me automjetet e blinduara që arritën nga SHBA-të për ushtrinë e Kosovës

14 dhjetori pritet të jetë datë e rëndësishme për Kosovën. Pikërisht në këtë ditë pritet të zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, pas votimit të tri projektligjeve që Forcën e Sigurisë së Kosovës e shndërrojnë në Forcë të Armatosur.

Por duke u afruar kjo datë, ka nisur edhe pajisja me automjete të rënda ushtarake.

Këto mjete të blinduara janë të llojit ‘HighMobility Multipurpose Wheeled Vehicle’ dhe janë dhjetëra të tilla.

Ndryshe në FSK thuhet se tashme kanë arritur edhe 24 automjete të blinduara ‘Humvee’, si donacion nga Ushtria e Amerikës.

E është pikërisht kryeparlamentari Kadri Veseli i cili po vazhdon qëndrimin e tij në SHBA, ku edhe vizitoi Gardën Kombëtare Amerikane, ku edhe pa nga afër makineritë e rënda ushtarake.