Njoftim: Promovim i kompletit të veprave të prof. dr. Ismail Ahmedit

NJOFTIM
Shtëpia Botuese Logos-A (Shkup) dhe Botimet Alsar (Tiranë), organizojnë promovimin e kompletit të veprave të prof. dr. Ismail Ahmedit.
Fjalë përshëndetëse:
Z. Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
Z. Hysni Ismaili, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Z. Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Për veprën e autorit kumtesat e tyre do t’i paraqesin:
Z. Xhevat Lloshi
Z. Milazim Krasniqi
Z. Sali Bashota
Z. Agim Baçi
Z. Adnan Ismaili
Promovimi do të drejtohet nga z. Mehdi Gurra.
E enjte, 25 maj 2023, ora 12:00, Hotel “Tirana International”, salla “Balsha”. /Logos-A