Njofton IKSHPK: Testimet për COVID-19 tani po kryhen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, ka bërë të ditur se përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve është duke vazhduar testimi dhe sensibilizimi i qytetarëve në parandalimin e COVID-19.

Tutje u tha se ekipet e IKSHPK-së po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.“Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR; 3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike”, thuhet në njoftimin për media.

Nga IKSHPK u tha se duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes, apelohet te të gjithë qytetarët që të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!”.