Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, pa njohje reciproke

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani e ka pyetur shefin e negociatave me Serbinë, Avni Arifin nëse kërkesa që të mos ketë marrëveshje të reja hap mundësin për riformatizim të dialogut dhe se a është kusht njohja reciproke për normalizim të raporteve në mes dy vendeve.

Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka asgjë tjetër prioritet pa normalizim të raporteve dhe pa njohje reciproke, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se ky është qëndrimi i Qeverisë edhe kur është pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia jo domosdoshmërishtë duhet ta njoh Kosovën.