Ballina Lajmet Kosovë Numërohen afro 99 % e votave, ky është rezultati

Numërohen afro 99 % e votave, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përditësimin e të dhënave sa i përket rezultatit të partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri më përditësimin e orës 18:41 janë numëruar 98.97 për qind e votave.

Nga këto të dhëna Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.80 për qind të votave, PDK 22.16 % , LDK 17.59 %, AAK 7.46 %, Lista Serbe 4.42 dhe Koalicioni për Familjen 2.26.