Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Numri i të vrarëve në Gaza rritet në 74,742

Numri i të vrarëve në Gaza rritet në 74,742

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i agresionit izraelit në tetor 2023 ka arritur në 74,742, ndërsa 176,227 të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Rripit janë pranuar gjashtë viktima dhe 33 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, janë vrarë 1,675 palestinezë dhe janë plagosur 6,095 të tjerë. Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë 851 trupa.

Autoritetet shëndetësore theksuan se një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e ambulancave dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ato. /mesazhi