Nuses i merr flakë fustani, videoja e dasmës shqiptare bëhet virale

Një incident është shënuar në një dasëm shqiptare.

Në momentin kur nusja dhe dhëndri hyjnë në lokal ndizen fishekzjarre.

Nga videoja e postuar në rrjetet sociale duket se një shkëndijë e këtyre fishekzjarreve bie në fustanin madhështor të  nuses.

Fillimisht ajo nuk e sheh  por mesa duket janë dasmorët që e lajmërojnë dhe menjëherë ndërhyjnë të shuajnë flakët që po përparonin  me shpejtësi.

Ndërhyrja e dasmorëve parandaloi tragjedinë e vërtetë