Nxënësit në Pejë bojkotojnë mësimin, solidarizohen me nxënësen që u përjashtua për shkak mbulesës

Në shkollën fillore “Azdreni” në komunën e Pejës, nxënësit e klasës së tetë po e bojkotojnë mësimin.

Kjo pasi ditë më parë është përjashtuar një nxënëse nga kjo shkollë përarsye se ishte e mbuluar më shami.

Nxënësit janë parë në oborrin e shkollës, kështu duke mos vazhduar mësimin në klasë.

Ky nuk është rasti i parë, pasi me dhjetëra nxënëse të mbuluara ndërvite janë penguar që të ndjekin procesin mësimor.

Pavarësisht se me Kushtetutën e Republikës së Kosovës është e garantuar liria e besimit. MASHTI vazhdon në mënyrë të paligjshme me anë të një udhëzimi administrativ që të privojë nga e drejta për shkollim nxënëset me mbulesë.