“O Omer, ka qenë pjesëmarrës në Bedr!”

Ed'hem Sherkavi

Hatib ibn Ebi Belta deshi të përhapë sekretin e ushtrisë së Fet’hit te Kurejshët. Omer ibnul-Hatabi i kërkoi leje Pejgamberit (a.s), që ta vrasë!
Pejgamberi (a.s) i tha: “O Omer, ka qenë pjesëmarrës në Bedr!”
– Kujtojeni të shkuarën e bukur të njerëzve kur bien në gabime.
– Dhe, mos i harroni të gjitha të mirat e mëparshme te rrëshqitja e parë e këmbës!
– Dashamirësi, i cili për sa kohë ka qenë i dashur, faljani atij nëse një herë tregohet i ashpër!
– Shoku, i cili për sa kohë ka qenë i afërt, faljani atij nëse një herë tregohet i ftohtë!
– Fisniku, i cili për sa kohë është treguar dorëdhënës, faljani atij nëse një herë nuk ka dhënë!
– Mos i harroni momentet e ëmbla te konflikti i parë!
– Dhe, mos i nëpërkëmbni vitet e jetuara bashkë te shkëputja e parë!
– Kush prej nesh nuk ka qenë i keq, qoftë edhe për një herë të vetme apo më pak?
– Kështu që, përse të kërkojmë prej njerëzve të jenë melekë përgjithmonë?!
______________________
Ed’hem Sherkavi, nga libri Resail min En-Nebij (a.s)
Nga: Lavdrim Hamja