OBSH në Ditën Botërore të SIDA-s: Mbetet një sfidë e hapur për shkencën

Me barnat e disponueshme sot, nuk do të vdisni më nga SIDA nëse sëmundja kapet dhe trajtohet në kohë, por ende nuk është e mundur të zhduket virusi HIV nga trupi, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Ditën Botërore të SIDA-s.

Efektiviteti i trajtimeve është përmirësuar dhe efektet anësore janë ulur, por vaksina mbetet një sfidë e hapur, edhe pse sytë tani janë tek teknologjinë mRna.

Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë sfida për të çrrënjosur epideminë deri në vitin 2030 … 40 vjet pas diagnozës së parë mbetet e hapur. SIDA është një sëmundje që ka marrë miliona jetë.

Që nga zbulimi i rasteve të para të HIV-it, vlerësohet se kjo sëmundje ka prekur 78 milionë njerëz në mbarë botën dhe se 35 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me të.

“Që nga viti 1981, viti në të cilin u raportuan rastet e para të SIDA-s janë marrë rezultate të jashtëzakonshme, duke lejuar që HIV të trajtohet në të njëjtën mënyrë sëmundjet e tjera kronike’’, shpjegon drejtori i Sëmundjeve Infektive të Irccs Policlinico Gemelli në Romë, Roberto Cauda.

Nga dëshpërimi i viteve të para ne kemi kaluar drejt shpresës dhe sot drejt shërimit, por lufta nuk ka mbaruar ende. Zhvillimi i terapive antiretrovirale e ka bërë sëmundjen kronike: virusi parandalohet të riprodhohet dhe të përhapet në trup, por nuk i shpëton fatalitetit “, shtoi ai.

Pas gjithë këtyre viteve, ajo që mungon është mbi të gjitha një vaksinë e lirë, efektive dhe e sigurt. Një numër i madh kandidatësh janë testuar, bazuar në strategji të ndryshme, por, mbetet ende një sfidë e hapur, sipas ekspetëve.

“HIV ndryshon shumë më lehtë se Covid dhe për këtë arsye është më e vështirë të gjenerohen antitrupat neutralizues që mund të parandalojnë infeksionin,” shpjegon Olivier Schwartz, kreu i Njësisë së Virusit dhe Imunitetit në Institutin Pasteur në Paris. /atsh