OBSH rikthen komunikimin me Spitalin Al-Shifa

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka arritur të rivendosë komunikimin me profesionistët shëndetësorë në objektin e rrethuar Al-Shifa.

“Fatkeqësisht, spitali nuk po funksionon më si spital”, tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.

OBSH humbi komunikimin të shtunën dhe ministria e shëndetësisë në Gaza tha se operacionet mjekësore në Al-Shifa, spitali më i madh në enklavën e goditur nga lufta, u pezulluan pasi i mbaroi karburanti. /mesazhi