Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie pas vrasjes së qindra palestinezëve nga forcat izraelite pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza.
Zëvendëspërfaqësuesi i tij, Farhan Haq, deklaroi nga selia e OKB-së në New York: “Sekretari i Përgjithshëm dënon humbjen e jetëve dhe plagosjen e civilëve në Gaza, të cilët sërish janë qëlluar teksa përpiqeshin të merrnin ushqim. Kjo është e papranueshme.”
Sipas të dhënave të fundit, deri dje janë vrarë 338 persona dhe mbi 2,800 të tjerë janë plagosur ndërsa përpiqeshin të merrnin ushqim pranë pikave të ndihmave. /mesazhi