OKB: Fëmijët po vdesin nga i ftohti në Gaza

UNRWA ka bërë thirrje urgjente për ndalimin e vuajtjeve në Gaza, pasi autoritetet shëndetësore njoftuan se të paktën dy foshnja kanë vdekur nga ekspozimi ndaj të ftohtit.

Mes viktimave është edhe foshnja dyjavëshe Mohammed Khalil Abu al-Khair, vdekja e së cilës u konfirmua sot. Zyrtarët thanë se kufizimet izraelite ndaj dërgimit të ndihmave e kanë bërë të pamundur përgatitjen për shirat dhe të ftohtin e dimrit.

Sipas UNRWA-s, njerëz kanë humbur jetën edhe nga shembja e ndërtesave të dëmtuara ku familjet ishin strehuar, ndërsa fëmijë kanë vdekur nga i ftohti.

“Kjo duhet të ndalet,” thuhet në deklaratën e agjencisë së OKB-së. “Ndihma duhet të lejohet të hyjë në shkallë të gjerë, tani.” /mesazhi