OKB-ja fillon operacion për mbrojtjen e civilëve në Mali

“MINUSMA ka filluar operacion në zonën Talataye në rajonin Gao për shkak të sulmeve të cilët vendosin në objektiv civilët në shumë fshatra në rajon”

Misioni i Stabilizimit të Integruar Shumëdimensional i Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA), filloi operacion për të mbrojtur civilët në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria Twitter e MINUSMA-s thuhet se është përkeqësuar gjithnjë e më shumë situata e sigurisë në vijën e përbashkët kufitare që ndajnë Malin, Nigerin dhe Burkina Fasos dhe që emërtohet si kufiri i 3 vendeve.

Në postim vihet në dukje se MINUSMA ka filluar operacion në zonën Talataye në rajonin Gao për shkak të sulmeve të cilët vendosin në objektiv civilët në shumë fshatra në rajon.

Ndër të tjera rikujtohet se edhe ushtarët e forcës paqeruajtëse të OKB-së që nga 21 marsi e deri më tani janë të vendosura në dy anët e lumit Niger.

Burkina Faso, Mali dhe Nigeri që njihen si “kufiri i 3 vendeve” në rajonin Sahel, në vitet e fundit përballen me sulmet e grupeve të lidhura me organizatat terroriste Al-Kaeda dhe DEASH.

Organizatat terroriste në Mali vazhdojnë sulmet e tyre pavarësisht misioneve të huaja ushtarake që janë të vendosura në vend që nga viti 2013. /aa