OKB: Katër milionë persona mund të largohen nga Ukraina nëse situata përkeqësohet

Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka parashikuar se katër milionë persona mund të largohen nga Ukraina në vende të tjera nëse situata përkeqësohet, sipas “The Guardian”.

UNICEF tha se po forcon kapacitetet e tij për të ndihmuar refugjatët ukrainas në Moldavi, Rumani dhe Poloni si një “thirrje e parë” dhe sigurisht edhe në Hungari dhe Slloveni.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut denoncoi arrestimin e rreth 1 800 protestuesve kundër luftës në Rusi dhe bëri thirrje për lirimin e atyre që u arrestuan ilegalisht për shprehjen e pikëpamjeve. /atsh