OKB: Më shumë se 2,8 milionë refugjatë kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje

Më shumë se 2,8 milionë refugjatë kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, njofton UNHCR referuar burimeve të ndryshme.

Deri më 12 mars, 2 milionë e 808 mijë e 792 refugjatë kaluan kufirin ukrainas me vendet fqinje. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) duke iu referuar të dhënave nga burime të ndryshme mbi situatën rreth krizës së migracionit në Ukrainë.

Sipas UNHCR-së, më shumë se gjysma e qytetarëve të Ukrainës që u larguan nga vendi pas sulmit rus të 24 shkurtit janë në Poloni.

Kështu, 1.720.227 persona kaluan në Poloni,255.291 në Hungari, 204.862 në Sllovaki, 131.365 në Rusi, 106.994 në Moldavi, 84.671 në Rumani, 1.226 në Bjellorusi, 1.226 -dhe 304 mijë e 156 refugjatë të tjerë kanë shkuar në vendet e tjera evropiane.

Përveç këtyre shifrave, UNHCR raportoi se midis 18 dhe 23 shkurtit, 96.000 njerëz u larguan në Rusi nga rajonet Donjeck dhe Lugansk të Ukrainës.

UNHCR paralajmëron se në rast të një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës në Ukrainë, deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi në total

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga 24 shkurti deri më 12 mars, të paktën 596 civilë kanë humbur jetën në luftën ruso-ukrainase dhe 1067 të tjerë kanë mbetur të plagosur. /trt