OKB: Ne kemi dështuar në Sirinë veriperëndimore

Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pranoi se OKB-ja kishte dështuar të ofronte ndihmë për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita e Sirisë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës.

“Deri më tani kemi dështuar tek njerëzit në veriperëndim të Sirisë. Me të drejtë ndihen të braktisur. Duke kërkuar për ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur, “tha Griffiths në një postim në Twitter.

“Detyra ime dhe obligimi ynë është ta korrigjojmë këtë dështim sa më shpejt që të mundemi. Ky është fokusi im tani,” shtoi ai gjatë një vizite në zonën kufitare. /mesazhi