Më shumë se 20 mijë njerëz janë zhvendosur kohët e fundit në rajonin perëndimor të Darfurit të Sudanit për shkak të përkeqësimit të kushteve të sigurisë dhe përshkallëzimit të dhunës, transmeton Anadolu.
Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq tha se partnerët humanitar raportuan se pasiguria dhe dhuna ndërkomunale në Darfur detyruan mbi 20 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, me shumë nevojë urgjente për mbështetje. Ai nuk specifikoi afatin kohor të zhvendosjes.
“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të mbrojnë civilët dhe të lehtësojnë aksesin e shpejtë, të sigurt, të papenguar dhe të qëndrueshëm humanitar”, tha Haq, sipas OKB-së.
Tre shtetet Kordofan, Kordofani Verior, Perëndimor dhe Jugor, së bashku me Darfurin dhe shtetin e Nilit të Kaltër, kanë dëshmuar luftime intensive midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga 25 tetori 2025.
Sudani është përfshirë në luftë midis ushtrisë dhe RSF-së që nga prilli i vitit 2023 për shkak të mosmarrëveshjeve për integrimin e forcave rivale në një ushtri të unifikuar. Konflikti ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur rreth 13 milionë të tjerë.



