OKB: Sulmet ndaj paqeruajtësve nga Bangladeshi në Sudanin jugor mund të jenë krime lufte

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se sulmet ndaj paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Sudanin jugor mund të përbëjnë krime lufte. Ai theksoi se sulmet ndaj personelit të OKB-së janë të pajustifikueshme dhe rikujtoi detyrimin ndërkombëtar për mbrojtjen e tyre.

Ndërkohë, udhëheqësi i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, e dënoi ashpër sulmin ndaj paqeruajtësve bangladeshas, duke e cilësuar atë si një krim kundër paqes ndërkombëtare dhe njerëzimit.

OKB ka kërkuar hetim të plotë për ngjarjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve. /mesazhi