Oligarkët rusë lejohen të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar

Oligarkët rusë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar ka thënë Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai teksa ishte në një intervistë në Katar dhe u pyet nëse oligarkët rusë që janë të sanksionuar nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi

“Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është gjë tjetër”, theksoi Cavusoglu. Dy superjahte që i përkasin miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi këtë javë. I pyetur për statusin e tyre, ministri tha se Turqia ka zbatuar sanksionet e miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së kanë vendosur masa të rrepta kundër Rusisë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës. Masat përfshinë sanksionimin e oligarkëve dhe individëve të tjerë të afërt me Putinin.

Por Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të forta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Turqia e ka përshkruar pushtimin rus të Ukrainës “të papranueshëm” dhe ka ofruar ndërmjetësim për të ndihmuar në përfundimin e luftës. /tiranapost