One UI 6.1 shkakton probleme të mëdha për përdoruesit e Galaxy S23 dhe Galaxy Z Fold 5

Disa përdorues të telefonëve kanë vënë re që pas instalimit të përditësimit se telefonët jo vetëm që nxehen më tepër por edhe karikohen më ngadalë.

Sipas disa raportimeve, One UI 6.1 po ngadalëson shpejtësinë e karikimit në disa pajisje Samsung Galaxy duke i bërë që të mbinxehen gjatë procesit.

One UI 6.1 është një përditësim i madh i Android 14 lançuar javën e kaluar për disa modele Galaxy të 2023 përfshirë Galaxy S23, Fold 5, Flip 5 etj. Përditësimi sjell funksionalitete AI por siç duket ka pasur edhe efekte negative.

Disa përdorues të telefonëve kanë vënë re që pas instalimit të përditësimit se telefonët jo vetëm që nxehen më tepër por edhe karikohen më ngadalë.

Raportimet e para u shfaqen në forumet e Samsung ku disa thonë se karikimi është 40 përqind më i ngadaltë në Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy S23 pas përditësimit në One UI 6.1.

Karikimi bëhej me 15W nga 25W që ishte maksimumi.

Sa i takon temperaturës më të lartë të operimit, ekzistojnë gjasat që funksionalitetet e reja AI po konsumojnë më shumë fuqi nga procesori i telefonëve duke gjeneruar më shumë nxehtësi.