OpenAI lançon GPT Store javën e ardhshme

GTP Store u prezantua vitin e kaluar gjatë konferencës së parë vjetore të zhvilluesve të OpenAI por u shty për në Dhjetor pasi kompania u përfshi në trazira të brendshme.

OpenAI ka planifikuar të lançojë një dyqan për GPT-të, aplikacione të përshtatura bazuar në modelet AI të kompanisë, javën e ardhshme.

Përmes një e-maili drejtuar zhvilluesve kompania tha se duhet të rishikojnë politikat e përditësuara dhe udhëzimet e OpenAI për tu siguruar se aplikacionet e tyre përmbushin kriteret për tu listuar në GPT Store.

Gjithashtu duhet të verifikojnë profilin e përdoruesit dhe të sigurohen se GPT-të janë publike.

GPT Store u prezantua vitin e kaluar gjatë konferencës së parë vjetore të zhvilluesve të OpenAI por u shty për në Dhjetor pasi kompania u përfshi në trazira të brendshme.

 

CEO Sam Altman u shkarkua nga bordi i OpenAI ndërsa investitorët dhe punonjësit u përfshinë nga paniku. GPT-të nuk kanë nevojë për eksperiencë kodimi dhe mund të jenë sa të thjeshta aq edhe komplekse sipas nevojave të zhvilluesve.

Për shembull një GPT mund të trajnohen me një koleksion librash gatimi që të mund tu përgjigjet pyetjeve lidhur me përbërësit e një recete specifike.

Ose një GPT mund të gjenerojë rreshta kodi për një kompani në mënyrë që zhvilluesit të kontrollojnë stilin e tyre ose gjenerimin e kodit në një linjë me praktikat më të mira.

Zhvilluesit mjafton të shkruajnë aftësitë që duan që GPT-ja e tyre të ketë në gjuhë të thjeshtë dhe më pas mjeti i ndërtimit të GPT-ve, GPT Builder, do të përpiqet të krijojë një robot bashkëbisedues për të kryer veprimet e dëshiruara.