Operacionet e PBU-së u penguan në Sirinë veriperëndimore

David Beasley

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit (PBU) u ka kërkuar autoriteteve në veriperëndim të Sirisë që të ndalojnë bllokimin e çasjes në zonë pasi kërkon të ndihmojë qindra mijëra njerëz të prekur nga tërmetet.

Drejtori i PBU David Beasley ka thënë se agjencisë po i mbaronin furnizimet atje dhe bëri thirrje që të hapen më shumë pika kufitare nga Turqia.

“Problemet me të cilat po hasim janë me operacionet e ndërlidhura në Sirinë veriperëndimore ku autoritetet siriane veriperëndimore nuk po na japin aksesin që na nevojitet”, tha Beasley në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në Siri, tashmë të shkatërruar nga më shumë se një dekadë e luftës civile, pjesa më e madhe e viktimave ka qenë në veriperëndim.

Zona kontrollohet nga rebelët në luftë me forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad, gjë që ka komplikuar përpjekjet për të marrë ndihma për njerëzit. /mesazhi