Opozita mban protestën e radhës në orën 18:00 para Kryeministrisë

Opozita do të zhvilloje sot protestën e radhës kombëtare me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike që sipas saj të çoje vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndryshe nga herët e shkuara tubimi këtë të shtunë do të nisë në orën 18:00 të pasdites, por nuk dihet se kur do të përfundojë.

 Partia Demokratike ka paralajmëruar se protestuesit do të mblidhen përreth kryeministrisë, ndonëse nuk ka bërë të ditura shumë detaje. Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. Ai është nisur për një vizitë zyrtare në Kuvajt.

 Ndërkohë para Kryeministrisë janë shtuar masat për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Godina është rrethuar nga një gardh metalik, ndërkohë që dyert dhe “Markiza” janë mbuluar me pllaka metalike. /abcnews.al