Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka përshëndetur dorëzimin e qetë dhe ligjor të pushtetit në katër komunat veriore të Mitrovicës.
Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka njoftuar se të hënën ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore në Zveçan.
Ai tha se gjatë takimit ka ritheksuar nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për garantimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Takova sot 4 kryetarët e rinj veriorë në Zveçan, ku përshëndeta dorëzimin e qetë të pushtetit lokal në përputhje me ligjin e Kosovës. Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e 🇪🇺 për realizimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë sipas Kushtetutës së 🇽🇰”, ka shkruar Orav.







