Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Osmani me këtë rast do t’i dekorojë futbollistët e Kosovës.
Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.
Ky vlerësim për futbollistët vjen një ditë pas ndeshjes me Turqinë, në të cilën Kosova u mposht me rezultat 0:1.








