Osmani i drejtohet SHBA-ve: Serbia po i nderon kriminelët e saj të luftës, po e mohon drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po i glorifikon kriminelët e luftës duke mohuar kështu drejtësinë për familjet e viktimave.

Këto komente ajo i ka bërë duke iu përgjigjur kërkesës së zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price drejtuar Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se përgjegjësit e kësaj vrasjeje duhet përgjigjur para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Regjimi i Serbisë po vazhdon të glorifikojë kriminelët e luftës duke mohuar drejtësinë për familjet e shtetasve amerikanë, Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin, të cilët u vranë në Petrovo Selo nga një njësi e udhëhequr nga Goran Radosavljeviq. Përgatitësit e këtij krimi duhet të sillen para drejtësisë dhe jo të nderohen.